Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit me plumb në kokë në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit me plumb

Vetëm një ditë më parë një 40-vjeçar u gjet i vdekur në një përrua në fshatin Kuç të Himarës.

Bëhej fjalë për shtetasin Dashamir Zeneli i cili u gjet nga një bari i fshatit rreth orës 10:30.

Menjëherë pas sinjalizimit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake rezulton se Zeneli është qëlluar me pistoletë në kokë. 40-vjeçari kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe dyshohet se ekzekutimi i tij mund të jetë bërë për hakmarrje shkruan 'Gazeta Shqiptare'.

Zeneli më 17 tetor të 2016-ës ishte arrestuar pas një sherri në lokalin e fshatit nga ku kishte tentuar të vrasë shtetasin V.L 44 vjeç.

Të fundit