Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i drejtorit të OSHEE dhe biznesmenit në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i drejtorit të OSHEE dhe

Menjëherë pas ekzekutimit të drejtorit të OSHEE në Vlorë Roland Saliu dhe Enver Hyseni pronar i televizionit ‘Vlora Channel’ policia ka nisur hetimet dhe ka nxjerrë në dritë detaje të reja.

Sipas policisë një prej pistave që po hetohet është një lidhje e mundshme e atentatit të mbrëmshëm me masakrën e Çoles ku mbetën 3 të vrarë. Sipas të dhënave Hyseni është i afërm i njërit prej viktimave të kësaj masakre dhe mendohet të ketë qenë shënjestra e këtij atentati. Masakra e Çolhes ndodhi në prill të 2015-ës dhe mbetën të vrarë Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj. Por nuk përjashtohet pista që shënjestër të ketë qenë edhe Saliu për shkak të detyrës ose ndonjë konflikti personal shkruan Panorama. Drejtori i OSHEE dhe pronari i televizionit u ekzekutuan një natë më parë në një lokal në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ndërkohë që makina e përdorur për atentatin është gjetur e djegur në afërsi të Panajasë.

Të fundit