Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen në Gramsh, fëmijët gjetën granatën në banesën e braktisur dhe e goditën me sqepar

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen në Gramsh, fëmijët

Kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të ditës së djeshme ku një 6- vjeçar humbi jetën pas shpërthimit të një granate të vjetër, kurse shoku i tij 5-vjeçar mori plagë të rënda.

Nga hetimet, është zbuluar se granatën e vjetër dy të miturit e gjetën në një banesë të vjetër të braktisur.

Ende nuk dihet nëse granata ka qenë prej kohësh aty apo e kanë sjellë shirat e rrëmbyer që përfshinë zonën e Gramshit dy ditë më parë.

Gjithashtu mësohet se fëmijët pasi kanë gjetur granatën e vjetër kanë nisur të luajnë duke e goditur me sqepar, ku më pas ajo ka shpërthyer.

Raportohet se fshati Siman, ku banonin fëmijët, ndodhet 2 orë e gjysmë nga qyteti i Gramshit dhe nuk ka as rrugë, teksa familjet e dy fëmijëve jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Të fundit