Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje të reja/ Tre atentatorët ‘përfshinë’ fqinjin që Ardian Çapja të mos njihte makinën e tyre

Zbardhen detaje të reja/ Tre atentatorët

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e mbetur në tentativë në Elbasan ku shënjestër ishte Ardian Çapja, shumë i njohur për policinë dhe median.

Mësohet se kanë qenë tre persona që morën pjesë në atentat dhe qëlluan me armë në drejtim të Ardianit dhe nipit të tij. Ata ndodheshin pranë banesës në rrugën “Emin Matraxhiu” kur një makinë u afrua dhe qëlloi drejt tyre, por askush nuk u lëndua.

Policia ka identifikuar automjetin që u dogj më pas nga autorët. Ai i përket një kompanie biznesesh, e cila kishte bërë më parë denoncimin për zhdukjen e makinës.

Personat që kishin përgatitur vrasjen kishin falsifikuar targat e makinat, duke i vendosur të njëjta me ato të makinës së fqinjit të Ardian Çapjat, që ky i fundit të mos kishte dyshime.

Sipas policisë, atentati ishte mirëorganizuar prej kohësh.

Të fundit