Flash News

KRYESORE

Zbardhen detajet nga takimi mes Ramës dhe deputetëve socialistë të Tiranës

Zbardhen detajet nga takimi mes Ramës dhe deputetëve socialistë

Rreth një orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe 18 deputetëve socialistë të Qarkut Tiranë, i cili nisi në orën 19:30 në selinë qendrore të PS-së.

Gjatë kësaj ore, kryesocialisti Rama ka dhënë sërish porosi për deputetët lidhur me fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në periudhën prill-maj të vitit që vjen.

Rama iu ka shpjeguar mënyrën sesi do të drejtohet Tirana me tre drejtues duke iu saktësuar se drejtues politik për Bashkinë Tiranë do të jetë Erion Veliaj ndërkohë që kryetari i PS-së për Tiranën do të jetë Ervin Bushati ndërsa Elisa Spiropali do të jetë drejtuese politike për Bashkitë Rrogozhinë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë.

Gjithashtu është diskutuar edhe çështja për shtimin e një ose dy deputetëve në qarkun e Tiranës, për shkak se qytetit të Dibrës i largohet një deputet, ndërkohë që është në diskutim për largimin e një deputeti, edhe në qarkun e Gjirokastrës, për shkak të rënies së numrit të popullsisë.

Rama iu ka përsëritur porositë e dhëna deputetëve për angazhim maksimal deri në fund nga baza socialiste, për fitimin e mandatit të tretë qeverisës radhazi.

Të fundit