Flash News

KRYESORE

Zbardhen dy përgjimet, Almeta-Sotës në komisariat: Nuk e di pse Genti i la patentat aty

Zbardhen dy përgjimet, Almeta-Sotës në komisariat: Nuk e di pse

Avokati i Orest Sotës ka paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar sot te Krimet e Rënda dy përgjime që sipas tij lehtësojnë klientin e tij.

Një prej përgjimeve është bërë në komisariatin e Elbasanit ku shoferi Leonard Almeta shprehet gjatë bisedës me Sotën se: “Patentat i ka lënë aty Geni (Caka). Nuk e di pse i la”.

Ndërsa një tjetër përgjim është bërë gjatës bisedës së Almetës me Genti Cakën, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “Patentat i kam harruar unë aty kot së koti. Nuk ka faj Oresti për ato”, raportohet të ketë thënë Caka në përgjimin me Almetën.

“Arrest me burg” për Orest Sotën, Prokuroria: 863 mijë eurot dyshohet se janë të Saimir Tahirit, i përfitoi nga aktiviteti kriminal

Të fundit