Flash News

KRYESORE

Zbardhen emrat që Basha ka zgjedhur për analizën e '25 qershorit', në qarqet kryesore dërgohen sekretarët e partisë

Zbardhen emrat që Basha ka zgjedhur për analizën e '25

Politiko.al ka zbardhur emrat e zyrtarëve të Partisë Demokratike që kryetari Lulzim Basha do i delegojë në qarqet e vendit për të bërë analizën e humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga lista e publikuar, bie në sy fakti se Basha ua ka besuar analizën dhe të gjithë procesin, në një pjesë të madhe, sekretarëve të partisë. Shumë prej tyre kanë qenë mjaft aktiv në katër vitet e para të opozitës, por Basha nuk i përfshiu në listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa theksoi se politika dhe angazhimi për PD-në mund të zhvillohet edhe jashtë Kuvendit.

Shkodrën, Basha ia ka besuar Kreshnik Çollakut, në Dibër ka dërguar Jemin Gjanën, në Elbasan Eris Hoxhën me Kastriot Sulkën, në Fier Gazmend Bardhin dhe Ervin Minarollin, në Vlorë Fatbardh Kadillin dhe në Tiranë ka zgjedhur Gerti Bogdanin, Ivi Kason dhe Jamarbër Malltezin.

Lista e plotë:

Shkodër – Kreshnik Çollaku

Kukës – Arben Ibroja

Lezhë – Alfred Spahiu

Dibër – Jemin Gjana

Durrës – Ferdinand Xhaferri; Bledi Kasmi

Elbasan – Eris Hoxha; Kastriot Sulka

Fier – Gazmend Bardhi; Ervin Minarolli

Korçë – Arben Ristani

Berat – Enno Bozdo

Vlorë – Fatbardh Kadilli

Gjirokastër – Flori Xhuti

Tiranë – Gerti Bogdani; Ivi Kaso; Jamarbër Malltezi; Bujar Vukaj; Flamur Hoxha; Helidon Bushati

Lëvizje në ‘frontin opozitar’, Monika Kryemadhi sërish në selinë e PD-së për t’u takuar me Bashën

Gazetari përgënjeshtron Ramën: Për njërin prej prokurorëve të çështjes ‘Tahiri’, lobove që të vendosej në atë pozicion

Të fundit