Flash News

KRYESORE

Zbardhen pamje dhe detaje të reja për jahtin me 4 tonë drogë, drejt Italisë

Mediat italiane kane publikuar edhe pamje nga operacioni i Policise per kapjen e 3 shqiptareve, te cileve ne nje jaht iu gjeten rreth 4 ton marijuane.

Policia e Shtetit shqiptar njoftoi se eshte finalizuar nje tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane nga i cili u sekuestruan nga GdF 3 ton e 992 kilogramë marijuanë.

“Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware). Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues”- njofton policia.

Sipas saj, në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes.

“Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor”-thote policia.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

 

 

Të fundit