Flash News

KRYESORE

Zbardhen përgjimet e prostitucionit që fundosën policin: Shoku im do një taksi të mirë...

Zbardhen përgjimet e prostitucionit që fundosën policin: Shoku im

Zbardhen disa nga përgjimet e efektivit të policisë që akuzohet se ka qenë pjesë e grupit të prostitucionit me të paktën 28 anëtarë në Tiranë.

Disa javë pas dorëzimit të dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës në gjykatë, mësohen detaje nga bisedat që efektivi i policisë Elton Shtrepi bënte me anëtarët e grupit duke qenë në dijeni të krejt aktivitetit kriminal, shkruan “Panorama”. Sipas Prokurorisë, me anë të vëzhgimeve e të përgjimeve është provuar se efektivi i policisë “ka mbrojtur” nga kontrollet taksistët që transportonin vajzat në hotelet e banesat ku takoheshin me klientët në rastet kur ata “shqetësoheshin” nga uniformat blu.

Personazhi kryesor i kësaj çështjeje është shtetasi Mentor Koka, ndërsa në grupin e shfrytëzuese bëjnë pjesë edhe Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Elton Shtrepi (efektiv policie)dhe Eduart Begeja, si dhe dy femra emrat e të cilave nuk bëhen të ditura. Burimet zyrtare thanë se në bazë të hetimeve, të cilat nisën në shkurt 2017 dhe kanë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, tetë prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëritjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.

 

Nga përgjimet janë zbardhur kodet që përdornin antërët e grupit teksa flisnin me njëri-tjetrin dhe thonë se një shok i tyre kërkon një “taksi” të mirë.

Të fundit