Flash News

KRYESORE

Zbardhen porositë e Bashës për deputetët: Nuk do ikni në shtëpi pas seancave në Kuvend; keni punë të vështirë

Zbardhen porositë e Bashës për deputetët: Nuk do ikni

Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së është mbledhur sot ku ndër të tjera është vendosur që të rritet roli i opozitarizmit nga deputetët demokratë.

Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Politiko.al mëson se Basha do u kërkojë deputetëve që të caktojnë një vend dhe një orar për t’u takuar çdo javë me banorët e zonës ku ata janë zgjedhur. Qëllimi i këtyre takimeve do të jetë dëgjesa e problematikave me të cilat njerëzit përballen çdo ditë të jetës së tyre.

Gjithashtu, mësohet se Basha do kërkojë nga deputetët angazhim me kohë të plotë, jo vetëm debat në seancat parlamentare dhe më pas largimin drejt shtëpive të tyre, pasi siç është shprehur ai, puna e deputetit është një punë e vështirë.

Një tjetër vendim që Kryesia e grupit të PD-së ka marrë është edhe mbledhja çdo të hënë e anëtarëve të Komisioneve të Kuvendit, raporton Politiko.al.

Deputetët anëtarë të komisionit do të përgatisin raporte dhe më pas konkluzionet do i shpërndahen të gjithë grupit parlamentar.

Të fundit