Flash News

KRYESORE

Zbardhen porositë e Ramës për kryebashkiakët: Harrojini pushimet, gjeni mënyrat për takime me njerëzit, pavarësisht pandemisë

Zbardhen porositë e Ramës për kryebashkiakët: Harrojini

Zbardhen disa nga porositë e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e PS, gjatë mbledhjes së paralajmëruar sot në kryeministri.

Mësohet se fokusi i takimit ka qenë ndezja e motorëve të fushatës zgjedhore, Reforma Zgjedhore, por edhe rritja e vigjilencës për situatën covid-19.

"Nuk do të ketë pushime këtë vit, ndaj duhet të vazhdoni punën me takimet me njerëzit në terren. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia covid, duhet të gjeni mënyra për të zhvilluar takime me banorët në çdo zonë", mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Rama u takua për disa orë me deputetët e PS sipas qarqeve në kuadër të nisjes së fushatës zgjedhore, dhe se nuk ka zgjedhje parlamentare e vendore, njëkohësisht.

Të fundit