Flash News

KRYESORE

Zbardhen propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore: Tryeza të drejtohet edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë

Opozita e Bashkuar ka bërë sot publik qëndrimin për Reformën Zgjedhore. Në dokumentin prej tre faqesh theksohet se reforma është e nevojshme, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Reforma Zgjdhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruhet në dokument.

Po ashtu theksohet se Komisioni që po merret me këtë Reformë nuk gëzon legjitimitet të nevojshëm dhe se kjo tryezë duhet të udhëhiqet nga tre drejtues, një ndërkombëtar, një përfaqësues i Parlamentit dhe një i opozitës.

Të fundit