Flash News

KRYESORE

Zbardhen propozimet/ Nga vajza e Azemit deri tek dhëndri i Berishës kandidatë për deputetë të PD; po Bregu, Topalli dhe Berisha?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbi tryezë një listë të gjatë propozimesh të bazës së partisë për kandidatët për deputetë. Procesi u ndërpre për shkak të ngritjes së “çadrës së lirisë”. Emrat kishin mbërritur nga baza në qendër. Por, listës së parë do t’i bashkëgjitet një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD-ja duhet të regjistrohet në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Burime për ‘GSH’ konfirmojnë se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD. Pjesa më e madhe e emrave hynë për herë të parë në Kuvend, nëse arrijnë të përzgjidhen nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimit dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminalizimit.

Por, në listë figurojnë edhe emrat e kundërshtarëve të Lulzim Bashës, si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Eduart Selami dhe Jozefina Topalli, të cilët janë propozuar nga baza e partisë. Procedura që u ndoq dhe do të ndiqet sipas udhëzimit të kryetarit të partisë është e tillë që kryesitë e degëve vendosin në bazë të propozimeve që vijnë nga grup-seksionet të gjithë kandidatët për të bërë fillimisht seleksionimin e parë në kryesinë e degës. Më pas kryesia e degës propozimet e saj ia përcjell kryesisë së madhe të partisë, e cila vendos përfundimisht për kandidatë që do garojnë për drejtimin e bashkive të vendit.

Të fundit