Flash News

KRYESORE

Zbardhen shkaqet e aksidentit hekurudhor në Itali, mungesa e pistës zëvendësuese shkaktoi devijimin e trenit

Shkak i aksidentit hekurudhor në Itali ishte hekuri që u shkëput në linjën hekurudhore Kremona-Milano, i cili ishte gati për t'u zëvendësuar.

 Sipas “Corriere della Sera”, në këtë shtrirje, puna e mirëmbajtjes ishte në proces. Kjo dëshmohet nga një fotografi e marrë saktësisht në pikën ku ka ndodhur ndarja, disa kilometra përpara asaj në të cilën treni ka devijuar në aksident.

Në atë pikë mungon një copë hekuri rreth njëzet centimetra e gjatë. Zëvendësimi i pistave të vjetra me ato të reja, për të cilat po punonte mirëmbajtja, ishte në proces.

Kujtojmë se deri tani janë konfirmuar 4 viktima nga aksidenti tragjik.

Të fundit