Flash News

KRYESORE

Zbardhen tabulatet telefonike/ Shkëlzen Qordja mesazh të ëmës: Më fal!

Zbardhen tabulatet telefonike/ Shkëlzen Qordja mesazh të

31 vjeçari Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur paraditen e së shtunës në garazhin e Gardës së Republikës.

Natën para ngjarjes tragjike, sipas miqve të tij, Qordja nuk ka shkuar fare në shtëpi. Sipas tyre,  31 vjeçari  ka qenë në një lokal me muzikë deri në orët e para të mëngjesit.

Burime nga grupi hetimor thanë për “Panorama” se nga zbardhja e tabulateve telefonike të 31-vjeçarit, mësohet se Qordja i ka dërguar një mesazh nënës së tij para ngjarjes së rëndë ku i kërkonte falje.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet qe ai ka pasur para se të gjendej pa jetë.

Të fundit