Flash News

KRYESORE

Zbardhen tre mesazhet e Bashës në mbledhjen e Grupit dhe Kryesisë së PD: Opozita doli më e fortë pas 30 qershorit

Zbardhen tre mesazhet e Bashës në mbledhjen e Grupit dhe Kryesisë

Zbardhen detaje nga mbledhja e përbashkët në selinë blu të Grupit dhe Kryesisë së PD.

Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar raportin paraprak të ODHIR, sipas të cilit thekson se në 30 qershor u realizuan zgjedhjet më të këqija që nga 1997-t.

Po ashtu, Basha shton se nga raporti paraprak konkludon se dekreti i presidentit është ende në fuqi dhe se regjistrimi i Partisë Bindja Demokratike, të cilën e cilëson si patericë të Ramës, u bë në shkelje të ligjit, çka e bën procesin nul.

Fjala e Bashës:

1.Rama edhe kur i ben i vetem kandidimet, votimet dhe numërimin, edhe kur nuk ka kundërshtar per te vjedhur, vjedh dhe manipulon. Kete e deshmojne qindra denoncime nga media dhe mijëra te tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi qe nga 97. Rama e beri per te rritur pjesëmarrjen fiktive. ODIHR vuri vulen per rolin kriminal te KQZ ne kete operacion te papare manipulimi. Me Edi Ramen nuk mund te kete kurre zgjedhje te lira.

2. Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shume problemeve 2 çeshtje kryesore:

a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundimit te ligjit

b) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te krjuar iluzionin e gares u be ne shkelje te ligjit. Votimi i 30 qershorit eshte nul.

3.Refuzimi qe shqiptaret i bene farses eshte refuzim ndaj regjimit te Edi Rames. Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ketij refuzimi popullor ka shume aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptareve. Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet aksionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.

Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes.

Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmërinë tone: largimi i Edi Rames, ndëshkim te politikaneve qe vodhën zgjedhjet ne bashkëpunim me krimin dhe te gjithë atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.

Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenaret e tij leshtuan ne planin tashme te zbardhur per ta përçare PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolen me te forte dhe me te bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojne asnje vëmendje apo harxhim kohe. Injorojani, perbuzini, e gjithe energjia ne aksionin politik kundër padronit dhe financuesit te tyre Edi Rames!

Të fundit