Flash News

KRYESORE

Zbardhen votat/ Publiku italian votoi Eguent Bushpepën me 12 pikë, juria i dha 0 pikë; situatë e ngjashme në Maqedoni, Greqi dhe Zvicër

Zbardhen votat/ Publiku italian votoi Eguent Bushpepën me 12 pikë,

Shqiptarët mbetën të habitur kur juria e Italisë nuk i dha asnjë pikë Eugent Bushpepës në natën finale të Eurovision. Zëri dhe performanca fantastike e këngëtarit shqiptar tërhoqi vota edhe nga shtete si Bjellorusia, Islanda, Çekia apo Gjeorgjia që në edicionet e kaluara nuk kanë dhënë pikë për Shqipërinë.

Ermal Meta që përfaqësonte Italinë në Eurovision shprehu gjithashtu habinë e tij në ‘Tëitter’ për këtë vendim të jurisë italiane.

Por ndërkohë që juria e vlerësoi me 0 pikë Eugentin, publiku italian e ka votuar në mënyrë masive këngëtarin shqiptar duke i dhënë 12 pikë. Diferencë e madhe midis publikut dhe jurisë italiane.

Situatë e ngjashme është përsëritur edhe me Maqedoninë. Juria e këtij vendi i dha Shqipërisë vetëm 6 pikë, ndërkohë që 12 pikët e publikut maqedonas i kanë shkuar vendit tonë.

Juria e Greqisë e vlerësoi Eugentin me 7 pikë, ndërsa publiku grek me 10 pikë. Juria e Zvicrës, ashtu si ajo e Italisë nuk e përfshiu Shqipërinë në listën e pikëve të saj, por publiku zviceran i ka dhënë 7 pikë.

Votat e publikut për Shqipërinë:

12 pikë: Italia; Maqedonia

10 pikë: Greqia; Mali i Zi

7 pikë: Zvicra

4 pikë: Kroacia

2 pikë: Austria

1 pikë: Sllovenia

Të fundit