Flash News

KRYESORE

Zbardhet axhenda e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama kërkon mandat tjetër

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të nisë punimet ditën e martë në orën 16:00.

Ndërkohë, sipas axhendës punimet të çelen nga Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS.

Siç është thënë edhe më herët në asamble do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Asambleja përfshin në  rend dite edhe “Shqyrtimin dhe miratimin e projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti”.

Gjithashu do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për “Zgjedhjet e reja të përgjithshme në Parti”.

 

Të fundit