Flash News

KRYESORE

Zbardhet axhenda e takimeve të zyrtarit amerikan në Tiranë

Zbardhet axhenda e takimeve të zyrtarit amerikan në Tiranë

Është zabardhur axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan, Hoyt Brian Yee. Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit do të vijë sot në Tiranë ku do të takojë aktorët kryesorë politikë për të arritur një marrëveshje mes palëve për zgjedhjen e ngërçit politik në vend.

Mësohet se Yee do të takojë gjatë ditës së sotme, kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe deputetët e PD, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi.

10:30 takim me Ramën në kryeministri.

11:30 takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

14:45 takim me Bashën në Selinë e PD.

17:00 takim me Patozin dhe Bregun.

Hoyt Brian Yee gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, u shpreh se ishte kundër çdo lloj bojkoti të institucioneve nga forcat politike duke qenë i qartë me mesazhet për liderët politikë në Shqipëri për zgjidhjen e ngërçit politik .

Opozita ka bojkotuar Parlamentin prej më shumë se 80 ditësh dhe është vendosur në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë nga ku proteston për zgjedhje të lira dhe qeveri teknike

 

Të fundit