Flash News

KRYESORE

Zbardhet axhenda e takimit të aleatëve opozitarë. Propozimi për daljen nga kriza

Zbardhet axhenda e takimit të aleatëve opozitarë. Propozimi

Ka përfunduar takimi i Bashës me aleatët në selinë blu. Ky takim nisi rreth orës 17:00.

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas takimit. Ajo njofton se  temë kryesore ka qënë zgjidhja e ngërçit politik.

 “Axhenda jonë ka të bëjë me integrimin në BE.  Pa zgjidhjen e krizës politike, shqiptarët s’mund të kenë mundësi për të ecur përpara. Ajo që ka rëndësi është se nuk duhet të bëjmë asnjë hap të gabuar. Ne duhet të jemi në një pikë. Vendimet e Bundestagut janë e vetmja rrugëzgjidhje për daljen nga kriza.

E ardhmja e Shqipërisë është BE. Çdo realitet tjetër që thotë Rama nuk është legjitim.

Ajo çka ka rëndësi që qëndrimi në union i frontit opozitar në përgatitjen e masave që janë të domosdoshme. Zgjidhja e krizës”-tha Kryemadhi.

Të fundit