Flash News

KRYESORE

Zbardhet dëshmia e oficerit Çitozi: Unë e thirra Rexhep Rrajen në komisariat. Nuk kam lidhje farefisnore

Gentian Çitozi është nën komisari i komisaritatit të Krujës, i cili u mor me çështjen e Xhisiela Malokut, e dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Balkanweb ka zbardhur dëshmitë e oficerit Gentian Çitozi para SHÇBA. Çitozi ka dëshmuar pranë SHCBA-se në datat 23 korrik dhe 3 gusht, ai është oficeri i parë që mori dëshminë e 25 vjecares Xhisiela Maloku në komisariatin e Fushë Krujës.

Në dëshminë e tij Citozi thotë se është e drejtë e Xhisielës të tërhiqej nga kallëzimi, ndërsa ndër të tjera ka dëshmuar: “Rexhep Rrajan e thirra unë në komisariat dhe ai erdhi në orën 20:00. Me kërkesën e tyre përpilova proces-verbalin dhe për çdo veprim informova gjithë eprorët e mi “.

Më tej ai shton: “S’kam patur presion nga eprorët për favorizimin e R.Rrajas”.

Në vijim Gentian Cictozi garanton se nuk ka lidhje farefisnore me palët, dhe të dy i njeh vetëm si krutanë.

Të fundit