Flash News

KRYESORE

Zbardhet draft-opinioni i "Venecias": Jetike vënia në funksion e Kushtetueses dhe GJL, duhet dialog për procedurën

Zbardhet draft-opinioni i "Venecias": Jetike vënia në

Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese të cilat krijuan diskutime të ashpra midis institucionit të Presidentit dhe mazhorancës.  Në përgjigjen e saj kthyer Kuvendit të Shqipërisë “Venecia” deklaron se është i një rëndësie jetike për vendin vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Sipas Komisionit të Venecias, kriza kushtetuese në Shqipëri ka ardhur si pasojë e disa faktorëve ndërsa rekomandon dialog institucional për kalimin e krizës. “Kur listat kanë kandidatë të njëjtë në të njëjtën kohë duhet dakordësi midis palëve, President – Kuvend – Gjykatë e Lartë, referuar interpretimit të procedurës së emërimit, ndërkaq KED duhet të jetë dakord me procedurat e rëna dakord mes palëve”, thuhet në rekomandimet e Komisionit.

Për të shmangur situatën e krijuar vitin e kaluar me emërimet, Komisioni i Venecias kërkon nga palët që të thjeshtëzojnë procesin. "Komisioni i Venecias është i mendimit se modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks, dhe në planin afatgjatë do të rekomandonte thjeshtësimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës. Së dyti, vitet e përcaktuara të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare duhet të jenë hequr. Gjykatësit kushtetues gjithmonë duhet të gëzojnë një mandat të plotë nëntë-vjeçar, edhe nëse ato zgjidhen me vonesë ose nëse marrin një mandat i cili u ndërpre më herët. Ndryshimi nuk duhet të krijojë probleme pasi sekuenca të hiqet".

Venecia po ashtu në rekomandimin e saj deklaron se: “Arbitri për funksionimin e kushtetueses është vetë Gjykata Kushtetuese dhe jo Presidenti. Neni për betimin para presidentit është i paqartë dhe se nuk mund të kuptohet nëse është thjesht një formalitet apo kontroll nga presidenti”.

Ndërsa u kërkon palëve plotësimin sa më shpejt të vendeve bosh në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, Komisioni i Venecias po ashtu rithekson nevojën për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shtetërore.

"Komisioni i Venecias rithekson nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të jenë të respektuar në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale. Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet institucioneve shtetërore", thuhet ndër të tjera në draft-opinion.

Të fundit