Flash News

KRYESORE

Zbardhet drafti i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mungon pika e rëndësishme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Zbardhet drafti i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mungon pika e

Zbardhet drafti i ekspertëve të PS për ndryshime në Kodin Zgjedhor, një ditë para mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në këtë draft, socialistët propozojnë një paketë ndryshimesh si financimet e partive politike në fushatë, barazinë gjinore, rolit të medias si dhe kompetencë e shtuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve , por është lënë jashtë një nga pikat e rëndësishme të rekomandimeve të OSBE / ODIHR, depolitizimi i komisionerëve zgjedhor, në raportin final për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sa i takon financimit të partive, është sugjeruar që KQZ të ngrejë një adresë online për denoncime në lidhje me financimet.

Mbledhja mbahet nesër paradite (të enjten), ndërsa deri tani janë ngritur tre grupe pune, për ndryshimin e sistemit, financimin e partive dhe votën e emigrantëve, tematika që grupet e punës do t'i trajtojnë  për t'o ktjhyer në drafte.

Të fundit