Flash News

KRYESORE

Zbardhet e-maili i Këshillit Bashkiak, denoncimi: Organizon mbledhje vetëm me një anëtar... me veten e tij

Këshilltari bashkiak, përfaqësues i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka publikuar e-mailin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që sipas tij organizon mbledhje vetëm me një anëtar.

“Erion Veliaj arrin rekord të ri manipulimi. Organizon mbledhje Këshilli Bashkiak me një pjesëmarrës të vetëm, veten e tij. Për më tepër që ai nuk është fare as anëtar i Këshillit Bashkiak.

Pa. Materiali Bashkëlidhur, s’ka asnjë lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Topollaj në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe e-mailin në fjalë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se të enjten e kaluar Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, në një mënyrë që u komentua si joligjore, ndërsa duke gdhirë 17 maji, fadromat ndërhynë bashkë me forcat policore dhe shemben TK.

Të fundit