Flash News

KRYESORE

Zbardhet fjala në mbledhje, Rama ndan votat në tavolinë, i jep shumë mandate “opozitës së tij”

Zbardhet fjala në mbledhje, Rama ndan votat në tavolinë, i jep

Kryeministri Edi Rama ka filluar të bëjë llogaritë për përcaktimin në tavolinë të zgjedhjeve që pritet të organizojë pa pjesëmarrjen e opozitës.

Gazeta ‘Shqiptarja.com’ ka zbardhur fjalën e Ramës në takimin me kandidatët e PS për deputetë dhe bie në sy fakti se kryeministri e ka ndarë që tani se sa mandate kërkon.

Ai u ka bërë të ditur kandidatëve se PS-së i mjaftojnë 71 deputetë për të qeverisur edhe katër vite të tjera, pasi nëse merr 100 mandate nuk do të mund të qeveriste asnjë muaj më shumë.

Në këtë mënyrë, Rama i ka lënë në dispozicion plotë 69 mandate LSI-së dhe opozitës që ai vetë po krijon, me përjashtimin e PD-së dhe aleatëve nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Do të kërkoja nga të gjithë ju përgjegjshmëri maksimale për të garantuar zgjedhje me standarde. Pa asnjë incident, pa asnjë shkelje. Do të jemi në monitorim të fortë, sidomos nëse nuk vjen PD në zgjedhje. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse qimja do të bëhet tra. Ata do të kërkojnë në çdo rast për të bërë pis procesin. Nuk duhet të na shkojë në mendje asnjë manipulim, juve jo e jo, por as atyre poshtë jush. Komisionerët që duhet të zgjidhni duhet të jenë njerëzit me më shumë integritet. Nuk na duhet asnjë votë në tavolinë, harrojeni, asnjë të mos guxojë. Duhet të keni parasysh një gjë. Nëse marrim 71 mandate, ne do të qeverisim për 4 vjet. Nëse marrin 100 mandate ne nuk mund të qeverisim më shumë se një vit. Kështu që, nuk ka nevojë të marrim votat e askujt, nuk na duhen. Na duhen votat tona”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Rama i frikësohet edhe një përballje me LSI-në, për të cilën ka paralajmëruar kandidatët që mos e kthejnë në luftë fushtën pasi nuk është nevojshme.

“Nuk duhen sulmuar LSI­-ja dhe të kthehet në luftë armiqësore fushata, pasi kjo nuk është e nevojshme”, raportohet të ketë thënë Rama.

Të fundit