Flash News

E-TJERA

Zbardhet formula e kompromisit që opozita i propozon Ramës dhe të huajve, “Qeveria e Kujdesit Zgjedhor” jo vetëm për 18 qershorin

Zbardhet formula e kompromisit që opozita i propozon Ramës dhe të

Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Sheshi, zë i rëndësishëm brenda opozitës, ka zbardhur formulën e kompromisit për daljen e vendit nga kriza politike.

Gjatë emisionit “Dritare” në Vizion Plus, Shehi tha se opozita kërkon një “Qeveri të Kujdesit Zgjedhor”, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira jo vetëm më 18 qershor të 2017-ës, por çdo katër vite, pavarësisht se kush është në pushtet. Sipas kreut të LZHK-së, kjo formulë i është propozuar edhe partnerëve të huaj.

“Duhet një qeveri teknike, ose le ta quajmë  Qeveri e Kujdesit Zgjedhor, qeveri tranzitore, që do nuk i marrë pushtetin Ramës dhe t’ia japë Bashës. Por do të kujdeset që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo është një formulë kompromisi që u kemi propozuar edhe të huajve. Kjo  nuk është një  zgjedhje që bëhet vetëm për ne, por të përsëritet 4-5 vjet, çdo zgjedhje, derisa ta zgjidhim një herë e mirë këtë punë”, tha Shehi.

Të fundit