Flash News

KRYESORE

Zbardhet identiteti i të plagosurit me armë zjarri te ‘Pazari i ri’, detaje nga policia

Zbardhet identiteti i të plagosurit me armë zjarri te ‘Pazari i

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Pazarit të ri’, në Tiranë. Policia njofton shtetasi me iniciale Pëllumb Gjoka është plagosur në këmbë nga shtetasi K.M., 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy shtetasve, ndërkohë i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të arrestojë me shpejtësi autorin e ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21:00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se : Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit