Flash News

KRYESORE

Zbardhet letra që Rama i dërgoi Zaevit pas zgjedhjes si kryeministrër

Kryeministri Edi Rama ka uruar me anë të një letre homologut maqedonas, Zoran Zaev, pas zgjedhjes në krye të vendit.

Letra i është dorëzuar Zaevit nga ambasadori ynë në Shkup, Fatos Reka, i cili zhvilloi një takim me kryeministrin e Maqedonisë

Rama shprehet i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e mëtjeshëm të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, ndërsa përmend zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si garancinë e vetme për përparimin e vendit.

Kryeministri i Shqipërisë thekson se shqiptarët në Maqedoni janë kontribues të vlerave të bashkëjetesës dhe avancimit euroatlantik.  

Të fundit