Flash News

KRYESORE

Zbardhet mesazhi paralajmërues që i mbërriti mbrëmë vonë Edi Ramës nga një Ambasadë e rëndësishme

Zbardhet mesazhi paralajmërues që i mbërriti mbrëmë

Kryetari i departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar një mesazh në ‘Facebook’, që sipas tij, i ka mbërritur mbrëmë vonë kryeministrit Edi Rama.

Mesazhi që publikon Çollaku i është dërguar Ramës nga një Ambasadë e rëndësishme në Tiranë, pas mbrojtjes publike që i dha deputetit Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Mesazh i orëve të vona e një ambasade të rëndësishme drejtuar Kryeministrit: Ne besojmë se kryeministri do ta mbajë premtimin që na ka dhënë prej kohësh dhe nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndshme”, shkruan Çollaku.

Ditën e djeshme, Partia Socialiste ndryshoi qëndrim me 180 gradë, duke i dhënë mbështetje Tahirit dhe duke akuzuar Prokurorinë për përdorje nga politika.

Kushërinj të Shkëlzenit, reagon zëdhënësja e Berishës: Nuk kanë asnjë lidhje farefisnore me prokurorët

Të fundit