Flash News

KRYESORE

Zbardhet mesazhi i Ramës për banorët që rrezikojnë të mbeten në ‘qiell të hapur’: S’ka çfarë të bëj qeveria...

20 familje në Shish-Tufinë të Tiranës rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur pasi banesat e tyre do të prishen për shkak se tokës i ka dalë pronari. Disa prej banesave janë ndërtuar që para vitit 1990, ndërsa disa të tjera janë ende në proces legalizimi.

Banorët kanë bërë të ditur për kamerat e Report Tv se i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama për problemin e pronave. Ndërkohë përgjigja e kryeministrit ka qenë se gjithçka është problem i prokurorisë dhe gjykatave, nuk ka se çfarë të bëjë qeveria.

“Përmbaruesi nuk ka fuqi ekzekutive, nuk mund të hidhet posh ligji 7501, të drejtat e pronës janë të paprekshme. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, këta kanë dokumenta, tapi çdo gjë që nevojitet për të gëzuar një pronë. Ky vendim duhet të rrëzohet, sepse dëmtojnë të drejtën e pronës, me këto prona këta banorë jetojnë, nuk kanë të ardhura të tjera. Ndërtimet janë bërë me leje dhe pa leje”, thotë Baftjar Rusi, avokati i familjeve.

Të fundit