Flash News

KRYESORE

Zbardhet “misteri” i mesazhit të Bashës për Ramën, kompania celulare i përgjigjet PD: U dërgua nga një platformë e huaj

Mesazhi që iu dërgua moderatores Eni Vasili gjatë intervistës së saj me kryeministrin Edi Rama, ku sipas sms Basha i kërkonte Ramës largimin nga posti nuk është dërguar nga kryedemokrati.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar përgjigjen që kompania "Vodafone Albania" i ka dërguar dhe shprehet se sms në fjalë është dërguar nga një platformë e huaj.

Në letër-përgjigjen që i kthen Vodafone, thuhet se pas investigimit është zbuluar se sms-ja e datës 18.03.2020, në orën 23:00:22 është origjinuar nga një platformë e huaj SMS në internet për dëgimin e mesazheve, jashtë rrjetit vodafone ku në “ID-në e dërguesit është vendosur numri 06…….70 dhe nuk rezulton si SMS e vërtetë e dërguar nga numri 06…….70 i mbajtur nga Basha”, thuhet në sqarimin e kompanisë celulare.

“Konkludojmë se SMS-ja nuk është gjeneruar nga nr. i klientit tonë z.Lulzim Basha”, thuhet në letrën e Vodafone.

Krahas përgjigjes nga kompania, Bardhi shkruan se ndërhyrja në telefonin e kryetarit të opozitës është një lojë e pisët, e cila si qëllim që të largojë vëmendjen nga propozimet që PD-ja i bëri qeverisë për të përballuar krizën që vendi po përballet nga koronavirusi.

Të fundit