Flash News

KRYESORE

Zbardhet në KPK skema e dyshimtë. Gjyqtari Thanza u filmua me gruan e të kërkuarit, prokurori Beluri mbylli çështjen

Zbardhet në KPK skema e dyshimtë. Gjyqtari Thanza u filmua me gruan e

Pasi gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza doli nga salla e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me lot në sy, brenda saj hyri prokurori Kostaq Beluri.

Thanzën dhe Belurin puna nuk i ka lidhur vetëm në sallën e gjyqit, gjatë seancave për persona të tretë nën gjykim, por edhe për shkak të një hetimi në vitin 2016-të, kur prokurori ka pushuar një çështje ndaj gjyqtarit.

Admir Thazna është filmuar dy vite më parë në shoqërinë e gruas së një personi të shpallur në kërkim. Pamjet filmike tregojnë Thanzën në takim me bashkëshorten e shtetasit me iniciale Sh.B., çka e vendosi gjyqtarin nën hetim mbi dyshimet për korrupsion pasiv.

Dosja e Thanzës kaloi në duart e prokurorit Beluri, i cili ndonëse kishte diskun me filmimet, e pushoi çështjen ndaj gjyqtarit. Sipas KPK, Beluri s’ka bere veprime hetimore te thelluara per komunikimet telefonike mes Thanzes dhe gruas të personit të shpallur në kërkim.

Të fundit