Flash News

KRYESORE

Zbardhet ngjarja, 4500 eurot e vjedhura nuk ishin të teatrit të Elbasanit, por…

Zbardhet ngjarja, 4500 eurot e vjedhura nuk ishin të teatrit të

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Teatrin “Skampa”. Policia njofton se, duke u bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni, rezulton se, janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj.

Autorët dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit