Flash News

KRYESORE

Zbardhet ngjarja e 2010-ës, shënjestra e atentatit të sotëm plagosi 1 person në Selitë

Viktima Emiljano Boçi 32 vjeç, të cilit iu bë antenat sot në Tiranë në rrugën “Shefqet Musaraj” bashkë me shokut të tij Melvi Disha, i cili mbeti i plagosur nuk është një emër i panjohur për policinë.

“BalkanWeb” mëson se në vitin 2010 atij i është bërë një atentat me armë zjarri në vitin 2010 në Selitë, ku mbeti i plagosur dhe u arrestua në lidhje me këtë ngjarje. Pikërisht për këtë ngjarje ka dyshime se objektivi i sotëm ka qenë viktima Emiljano Boçi.

Mësohet se viktima dhe shoku i tij që u plagos sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë më parë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

Ngjarja e 2010-ës

Emiljano Boçi, 25 vjeç, në bashkëpunim me 26-vjeçarin Roland Hoxha kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Astrit Malajn.

28-vjeçari së bashku me Artur Tresën në atë kohë 24 vjeç, pas sherrit të ndodhur për motive të dobta, janë përleshur me armë zjarri me Boçin dhe mikun e tij.

Astrit Malaj ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa viktima e sotme ndaj së cilës u bë atentat, Emiljano Boçi mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me plagë të rënda në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Në atë kohë Boçi, ishte person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e datës 20.05.2010, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Të fundit