Flash News

KRYESORE

Zbardhet pasuria e ‘pabesueshme’ e Edi Ramës, kryeministri shlyen një kredi 10-vjeçare, i biri më në hall se ai

Zbardhet pasuria e ‘pabesueshme’ e Edi Ramës, kryeministri

Ndoshta duket e pabesueshme, por kryeministri Rama paguan ende një kredi për banesën, ndërsa i biri, Gregori, jeton me qira.

Sipas shqiptarja.com, pasuria e kreut të shtetit ka ardhur duke ndryshuar.

Gjatë vitit 2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë. Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.

Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetra borxh. Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017, ka fituar 28 mijë euro.

Të fundit