Flash News

KRYESORE

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura/ Bushati i përmend ‘çunat problematikë’. Rama: Të hoqa se s’je lider

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura/ Bushati i përmend

Zbardhet debati i ashpër me dyer të mbyllura mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë së PS në selinë rozë.

Pas pushimeve, duket se socialistët e kanë nisur mbledhjen e parë mes tensioneve. Në fokus të debatit ishte çeshtja e Shkodrës, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga mandati i kreut të bashkisë. Ai u denoncua nga PD se ka qenë i dënuar më parë në Itali për trafik droge.

Po ashtu, nga ana tjetër, protagonist i debatit me kreun e PS, Edi Rama ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sipas shqiptarja.com, Bushati i ka përmendur frazën “çunat problematikë’, duke ironizuar dhe kështu ish ministrin e shkarkuar Damian Gjiknuri, i cili doli në përgjimet e ‘Bild’ të dosjes 184.

Po ashtu, Bushati i është referuar rolit të Tom Doshit në Shkodër dhe Valdrin Pjetrit, duke kërkuar pranimin e gabimit nga Rama për afrimin e tyre. Ndërkaq, sipas të njëjtave burime Rama i është përgjigjur se Tom Doshi nuk është pjesë e Partisë Socialiste, por i një force tjetër politike dhe se nuk ‘kërcënon’ vendin e Bushatit, si dhe ka zbardhur arsyet e zëvendësimit të tij në Shkodër si koordinator. “Ne të kemi hequr, pasi nuk je lider, por je shef. Lideri krijon raporte të barabarta, ti je sjellë si shef”, mesohet të ketë thënë kryeministri.

Ndërkaq, në Partinë Socialiste flitet se Bushati po përgatit terrenin për t’u vetëlarguar nga PS.

Të fundit