All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Tiranë: Polici qëlloi mbi qytetarin e ‘pabindur’, plumbi kap edhe një këmbësore

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Tiranë: Polici qëlloi mbi
All - Paragraf - 1

Zbardhen detaje mbi plagosjen e dyfishtë të ndodhur mesditën e sotme në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi sqaroi për mediat se ka qenë një efektiv policie ai që ka qëlluar dy personat, njërin aksidentalisht.

Sipas Jaupit, një person i ndaluar nga policia nuk i është bindur për të treguar dokumentet dhe ka tentuar të largohet, por në ndjekje e sipër efektivi e ka qëlluar në këmbë, pasi ky i fundit u kërcënua po ashtu me armë nga personi në ndjekje.

Nga të shtënat u plagos edhe një grua në këmbë aksidentalisht.

"Një punonjës policie i cili kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, nuk i është përgjigjur. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap, por punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ulni armën se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë, por në afërsi të kësaj skene ka qenë edhe një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë, nga punonjësi i policisë”, tha Japupi, i cili tha se personi që ndoqi efektivi dyshohet se është me rrezikshmëri dhe i shpallur në kërkim.

“Nuk e kemi identifikuar akoma kush është, por dyshohet se kemi të bëjmë me një të rrezikshëm të shpallur në kërkim. Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy të lënduarit, në spitalin e traumës”, tha drejtori i policisë.

Të fundit