Flash News

KRYESORE

Zbardhet plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmë në Bilisht, në kërkim një 50-vjeçar

Zbardhet plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmë në

Polici ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bilisht ku u qëllua me armë zjarri një shtetas.

Policia njofton se dy persona janë konfliktuar mes tyre në një lokal dhe shtetasi A.O 50-vjeç, plagosi me armë shtetasin E.C, 45-vjeç.

“Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij”, njofton policia.

Të fundit