Flash News

KRYESORE

Zbardhet progres-raporti, KE rekomandim Këshillit: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian i ka rekomanduar sërish Këshillit Evropian që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

Në raport-progresin e zbardhur të KE, komisioni konstaton se Shqipëria ka arritur progres dhe rezultate të prekshme në fushat kryesore.

Në dritën e progresit domethënës të arritura Komisioni i rekomandon Këshillit Evropian hapjen e negociatave me Shqipërinë, pasi Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore, e si rrjedhojë bazat e rekomandimit të komisionit për vitin 2019 qëndrojnë edhe por këtë vit”, thuhet në konkluzionet e raportit.

 

Raporti është fokusuar edhe te puna e Reformës në Drejtësi, ku thekson se “Deri më tani, institucionet e verifikimit kanë përfunduar 234 raste të prokurorëve dhe gjyqtrarëve, duke përfshirë të gjitha dosjet me përparësi, nga gjithsej 811 magjistratë që duhet të kryejnë vetting.

Ka pasur 94 shkarkime, kryesisht për çështje që lidhen me asete të pajustifikuara; 90 konfirmime në detyrë; 49 vendime për përfundimin e procedurës së lirimit, nga të cilat 33 për shkak të dorëheqjes dhe 16 për shkaqe të tjera.

Autoritetet shqiptare po zbatojnë një plan të rishpërndarjes si çështje prioritare me Këshillin e Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe prokurorët për të mbushur boshllëqet në gjykatat më të ngarkuara dhe ndjekjen penale.

Shqipëria ka krijuar institucione të reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit, pra ai i ri   Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë (HPC) , si dhe Këshilli i Emërimeve të Drejtësisë (JAC)

 Inspektori i Lartë i Drejtësisë është emëruar gjithashtu. Këto organe të reja të parashikuara në reformën kushtetuese të vitit 2016  janë plotësisht funksionale dhe kanë funksionuar në mënyrë efektive përgjatë vitit 2019, përmbushjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar qeverisjen e pavarur të gjyqësorit, e cila paraqet një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi”.

Të fundit