Flash News

KRYESORE

Zbardhet propozimi i opozitës për gjyqtarët e zgjedhjeve : Të kalojnë vettingun pas mbarimit të mandatit 4-vjeçar

Zbardhet propozimi i opozitës për gjyqtarët e zgjedhjeve :

Opozita ka prezantuar me anë të një drafti ligjor një propozim të ri mbi trupën e gjyqtarëve që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor.

Çështja e ankimimeve në gjykatë do diskutohet sot mes palëve të reformës zgjedhore, konkretisht mes Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, bashkëkryetarët e Komisionit të reformës , si dhe përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Opozita propozon një moratorium 4 vjeçar nga vettingu për gjyqtarët që shqyrtojnë ankesat zgjedhore , pra që vettingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve.

Përmes këtij moratoriumi, opozita synon zbatimin e rekomandimit prioritar të ODIHR-it me qëllim nxjerrjen jashtë presionit të vettingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit.

ODIHR thotë se Kolegji Zgjedhor ishte nën presionin e vettingut dhe për këtë shkak nga 8 anëtarë, ai mori vendime me 6 anëtarë.

Për këtë, opozita rekomandon po ashtu që numri i trupës së gjyqtarëve të shkojë nga 8 në 15.

Të fundit