Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zbardhet qëndrimi i Gent Cakajt para delegimit si ministër: Ndryshimi i kufijve prek Maqedoninë dhe Bosnjen
Kevin Sinani
Politiko.al ka zbardhur një artikull të përbashkët të Gent Cakajt, ‘de facto’ ministër i Jashtëm i Shqipërisë, dhe studiuesit Gëzim Krasniqi, me titull “Roli i minoriteteve në politikën e paqëndrueshme serbo-shqiptare”. Artikulli është pjesë e librit “Kosovo and Serbia: Contested Options and Shared Consequences”, që është publikuar në vitin 2016 nga Universiteti i Pitsburgut në Pensilvani të SHBA-së.
Artikulli i Cakajt dhe Krasniqit trajton historikun e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe si kanë ndryshuar raportet midis kombeve në periudha të ndryshme.
Që kur i janë deleguar kompetencat për të drejtuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka shmangur çdo komunikim me mediat dhe gazetarët, çka e ka bërë të vështirë të kuptohet qëndrimi që mban Tirana zyrtare sa i përket diskutimeve të fundit për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Por heshtja e Qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është interpretuar, edhe nga mediat e huaja, si mbështetje për planin e presidentit Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh, i kundërshtuar ashpër nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Gjithsesi, pjesë të këtij artikulli na ndihmojnë që të kuptojmë qasjen që Gent Cakaj ka patur mbi këtë çështje përpara se të merrte drejtimin e diplomacisë shqiptare.
Për t’u veçuar është momenti kur dy autorët theksojnë se Serbia, duke sfiduar shtetësinë e Kosovës, mban të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve. Sipas Cakajt dhe Krasniqit, këto ndryshime do të ndikonin padyshim në Bosnje-Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Duke sfiduar shtetësinë e Kosovës brenda dhe jashtë, Serbia ushqen ambiciet territoriale dhe parashikimet e nacionalistëve të ndryshëm në rajon, si dhe mban hapur mundësinë e ndryshimeve kufitare. Sigurisht kjo pengon integrimin e serbëve në sistemin dhe shoqërinë kosovare, forcon imazhin e serbëve si kërcënim për sigurinë ndaj projektit të shtetit kosovar në sy të shqiptarëve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë i mban të gjalla ambiciet e shqiptarëve në Serbinë jugore për t'u bashkuar me Kosovën. Pa dyshim, ndryshimet kufitare mund të ndikojnë edhe në Bosnje dhe Maqedoni”, shkruante Cakaj në 2016-ën, aktualisht zv/ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Ky qëndrim i Cakajt në 2016-ën i jep të drejtë sot kundërshtarëve të shumtë të idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët theksojnë se ndryshimi i kufijve do të destabilizonte të gjithë rajonin.
Pozicionimi i Gent Cakajt bëhet më i qartë kur flet për nevojën e përcaktimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.
“Çështja e pakicave do të vazhdojë të qëndrojë në zemër të marrëdhënieve serbo-shqiptare për sa kohë që shtet-ndërtimi i Kosovës do të kontestohet dhe kufijtë do të jenë të papërcaktuar... Për aq kohë sa kufijtë mbeten të kontestuara dhe shtetet vazhdojnë të synojnë homogjenitetin etnik, konsideratat territoriale do të jenë më të mëdha se mirëqenia e qytetarëve, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi”, shkruhet në artikullin e siguruar nga Politiko.al.
Në këtë pjesë të artikullit, Cakaj dhe Krasniqi nuk favorizojnë fokusimin në krijimin e shteteve etnike, ndërkohë që deklaratat që bëhen për ndryshim kufijsh nga zyrtarë të lartë të Prishtinës, krijojnë pikërisht idenë e një Kosove etnikisht shqiptare. Sipas deklarimeve jo-zyrtare, pjesë të veriut të vendit që banohet nga serbët do i jepen Serbisë, ndërsa Kosova do të marrë në këmbim Preshevën e banuar nga shqiptarët.
Bazuar në deklarimet që janë nxjerrë nga ky artikull i 2016-ës, Gent Cakaj ndan të njëjtin qëndrim me Hashim Thaçin sa i përket nevojës së përcaktimit të kufijve midis dy shteteve, por plani jo-zyrtar i presidentit kosovar, që përflitet në media, flet në favor të krijimit të një Kosove etnikisht shqiptare, çka nxjerr jashtë territorit pjesën veriore të vendit.
Gjithashtu, Cakaj pranon se ndryshimi i kufijve do të ndikojë në Maqedoninë Veriore dhe në Bosnje-Hercegovinë, një reaksion zinxhir për të cilin presidenti Thaçi nuk po flet në deklaratat zyrtare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38