Flash News

KRYESORE

Zbardhet qëndrimi i PD-së: "Nesër s’ka seancë normale!" Çfarë kërkojnë nga Parlamenti

Zbardhet qëndrimi i PD-së: "Nesër s’ka seancë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur që në orën 13:00. Në mbledhje është diskutuar për seancën e nesërme parlamentare. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për Politiko.al se nesër nuk do të ketë seancë normale në kushtet ku kuksianët janë ende në burg.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Partia Demokratike do të kërkojë largimin e Ramës nga Kuvendi, për gjuhen e përdorur në Parlament. Krahas gjuhës, sipas deputetëve demokratë Rama duhet të ishte dënuar nga Parlamenti dhe për arrestimin e padrejtë të kuksianëve.

Kujtojmë që pas protestës së qytetarëve të Kukësit për tarifën në Rrugën e Kombit, 11 persona mbetën në burg. /Politiko.al/

Të fundit