Flash News

KRYESORE

Zbardhet raporti i deputetëve të PS për Saimir Tahirin: Prokuroria është e motivuar politikisht; jo arrestimit

Zbardhet raporti i deputetëve të PS për Saimir Tahirin:

Është zbardhur raporti i deputetëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Rregullores ku ata shprehen kundër arrestimit të kolegut të tyre, Saimir Tahiri. Në raportin që do i paraqitet Kuvendit, deputetët e mazhorancës shprehen se prokuroria është e motivuar politikisht në paraqitjen e kërkesës kundër Tahirit.

Ata kanë miratuar kontrollin e banesës dhe ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit për deputetin, por jo kërkesën për arrestim.

Konkluzionet:

Në të tilla kushte, mbështetur në parimet tona kushtetuese për funksionimin e shtetit të së drejtës, barazisë së të gjithë shtetasve përpara ligjit, opinioneve të Komisionit të Venecias, rrethanave të parashtruara nga prokuroria dhe vleresimit të ekzistencës së motivimit politik në paraqitjen e kësaj kerkese nga ana e prokurorisë, mos respektimit nga ana e Prokurorisë të kërkesave te nenit 288 të Kodit të Procedures Penale, ne deputetet e mazhorancës të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i rekomandojmë Kuvendit të votojë:

  1. Pranimin e kerkeses së Prokurorise prane Gjykates së Shkallës se Pare për Krime të Rënda Tiranë per:

-Dhenien e autorizimit për kontrollin personal dhe të baneses për deputetin e Kuvendit të Republikes së Shqiperise Saimir Tahiri.

-Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashte shtetit, detyrimin për t'u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin per qëndrimin në një vend të caktuar, si masa shtrenguese të heqjes së lirisë në kuptim të germave a), b), c) të nenit 232 të Kodit të Procedurës Penale të Republikes se Shqipërisë.

  1. Rrezimin e kërkesës së Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tirane për dhënien e autorizimit për masën e arrestit në burg ose në shtëpi për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri, në kuptim të shkronjave d) dhe dh) të nenit 232 të Kodit të Procedures Penale të Republikës së Shqipërisë.

RAPORTI i PLOTË

Të fundit