Flash News

KRYESORE

Zbardhet skema e dhënies së jashtëligjshme të huave në Shkodër. Arrest me burg për 11 persona, mes tyre policë e noterë

Zbardhet skema e dhënies së jashtëligjshme të huave në

Më 25 janar 2019, Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder.

Nga hetimet rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave të konsiderueshme të parave.

Dhënia hua e këtyre shumave bëhej për interesa shumë të larta që variojne nga 3%-20% në jave nga ana e personave të implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të rregjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhojë e hetimeve rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal.

Me miratim të gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A.D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V. Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L. Mes të arrestuarve ka edhe policë e noterë.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomes se Noterise Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L. Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykatës.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

Të fundit