Flash News

KRYESORE

Zbardhet skema e mashtrimit të zyrtarëve të AKBN-së: Punonjësit certifikuan punimet false; i shkaktuan shtetit dëme 1.5 mln $

Zbardhet skema e mashtrimit të zyrtarëve të AKBN-së:

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nën akuzën “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Kontrabandë mallrash pa akcizë” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se 6 zyrtarët, në bashkëpunim me dy biznesmen, i shkaktuan shtetit një dëm prej 1.5 mln dollarë. Hetimet kanë filluar pas një kallëzimi penal të bërë nga drejtori i Albpetrol për disa puse nafte.

Mësohet se, "Phoenix Petroleum",  në pronësi të dy biznesmenëve Isuf Berberit dhe Naim Kasës kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e parashikuara. Ato i kanë dorëzuar Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) 8 fatura të falsifikuara, me vlerë 1. 299 mijë dollarë, sikur kanë kryer punimet nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service.

Zyrtarët e AKBN, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose Sulejmani, Denis Durrësi, dhe Klodian Gradeci kanë cerifikuar kundër ligjit punimet e pakryera dhe i kanë pasqyruar në fatura si punime të kryera.

Po ashtu dy punonjësit e Tatimeve, Arben Doda dhe Simon Marku përpiluan një raport kontrolli kundra ligjit, dhe administrata pësoi një dëm prej 568 mijë dolllarë amerikanë duke mos denoncuar rastin.

Si përfundim, veprimet e paligjshme të punonjësve të AKBN,  i shkaktuan shtetit një dëm prej 1 miliardë e 472 mijë e 766 dollarë.

Nga informacionet e derimëtanishme, personat e arrestuar janë: Arben Doda dhe Simon Marku, inspektor të Tatimeve, të akuzuar për mos kryerje të detyrës. Qano Hoxhaj, inspektor të AKBN-së, dhe Denis Durrësi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, po ashtu të arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre; si dhe Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve.

Policia ka vënë në kërkim: Biznesmeni Isuf Berber, aksioner i kompanisë Fufarma' dhe Klodian Gradecin,  ish-drejtori OST-së në Tiranë, që aktualisht mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së.

Ndërkaq, në arrest shtëpie është Rezarta Qose Sulejmani.

Të fundit