Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zbardhet skema/ Faturat elektronike, si do të funksionojë pjesa e IT-së
Fiskalizimi që u kthye në epiqendrën e dytë të daljeve të qeverisë pas antiinformalitetit, e ka përqendruar vëmendjen te risia që sjell sistemi i ri që do të zbatohet.
Që në ditët e para, ajo që u theksua ishte fakti që, në një pjesë të mirë, luftën kundër informalitetit do ta bëjë teknologjia. Përfaqësuesit e kompanisë kroate NEOS, e cila ka ndërtuar edhe sistemin e ri që do të bëjë monitorimin e qarkullimit dhe faturën elektronike, sqaruan mënyrën sesi do të funksionojë ai. Në një takim me grupin e përfaqësuesve të shoqërive të IT-së, si një palë interesi e përfshirë direkt në projekt (nga ky grup do të dalë zgjidhja softuerike) u sqaruan hap pas hapi elementë të sistemit.
“Ky nuk është një projekt i ri për ne. Shtatë vjet më parë, ne e zbatuam këtë projekt në Kroaci dhe bazuar në suksesin e këtij rasti ka nisur zbatimi edhe në vende të tjera si Çekia, Sllovakia apo Sllovenia”, – thanë përfaqësuesit e kompanisë kroate. Sipas tyre, sistemi i Shqipërisë do të jetë një sistem i ngjashëm dhe që do të ndjekë qarkullimin nga fillimi në fund.
Duke qenë se faza e parë do të jetë monitorimi i marrëdhënies konsumator-biznes, ata dhanë shembullin e asaj se çfarë ndodh nga hyrja në një njësi tregtimi deri në daljen e konsumatorit nga kjo njësi me një faturë që ka një kod unik. Sapo blerësi paraqitet në kasë, shitësit i takon që përmes aplikacionit të plotësojë disa elemente të faturës. Pasi bëhet plotësimi i saj dhe firmoset me vulën dixhitale, ajo është në sistem dhe pret që të konfirmohet nga administrata tatimore. Të gjitha proceset i kryen vetë sistemi që verifikon nëse vula dixhitale dhe numri i identifikimit i biznesit përputhen. Nëse ato janë OK, procedohet me hapin tjetër, nëse jo në ekran do të dalë “Error”, që do të thotë se diçka nuk shkon.
Hapat e përgatitjes për t’u bërë pjesë e sistemit
Përfaqësuesit e kompanisë kroate sqaruan se sistemi tashmë është funksional dhe i ngritur ndërkohë që biznesit do t’i duhet që të ngrejë infrastrukturën e vet për t’u lidhur.
“Te hapat e përgatitjes, fillimisht do t’ju duhet që të keni pajisjet harduer dhe ato softuer për ta bërë funksional. Çdo taksapagues duhet që brenda softuerit të ketë të integruar certifikatën e tij që i lëshohet nga AKSHI me çelës unik dhe që firmos çdo faturë që shkon për në sistemin e fiskalizimit. Pra, hapi i parë është të merrni certifikatën pranë AKSHI-t, për firmosjen. Pas kësaj, do t’ju duhet internet gjithë kohën që të komunikoni me administratën tatimore. Nëse në një moment nuk keni internet, nuk duhet të shqetësoheni, pasi kjo është e mbuluar sistemi.
Përfaqësues të kompanive IT kërkuan më shumë detaje se mbi procedurën kur nuk ka internet apo ky i fundit shkëputet. Në përgjigjen e tyre ekspertët e NEOS sqaruan se tatimpaguesi do të ketë 48 orë kohë për të rregulluar internetin apo një problem me pajisjen fiskale. Për këtë pjesë kohe, biznesi do të lëshojë vetëm fatura të printuara me NIPT. Ato fiskalizohen më vonë. Gjithsesi, në çdo rast janë parashikuar zgjidhje opsionale për lidhje internet, qoftë edhe përmes telefonit.
“Logjika është e tillë që çdo transaksion që ju bëni ndërkohë, dërgohet i pafiskalizuar. Çdo faturë ka një numër unik dhe pas 48 orësh ajo fiskalizohet. Nëse kjo faturë që është lëshuar nuk shkaqet në sistem, do të thotë që kjo është bërë qëllimisht nga tregtari” sqaruan ekspertët e kompanisë që ka ndërtuar sistemin. Po kështu, ata u pyetën lidhur me certifikatat dixhitale, sesi veprohet kur një kompani ka disa degë, nëse ato duhet të operojnë nën një të tillë apo çdo degë duhet të ketë të vetën. “Me logjikë si një kompani ju mund të operoni edhe me një certifikatë që merret nga AKSHI, por përvoja ka treguar se është më mirë kur njësitë veprojnë si të pavarura dhe çdo arkë të ketë certifikatën vet”, – deklaroi ekipi që ka ndërtuar sistemin.
Balanca e hapjes do të raportohet çdo ditë
Në shpjegimin e mënyrës sesi do të funksionojë sistemi përfaqësuesit e kompanisë që po ndërton sistemin u shprehën se çdo biznes do të raportojë balancën e hapjes çdo ditë. “Ky projekt po nis të zbatohet që të kontrollojë ekonominë gri. Një nga ato që e identifikon atë është balanca, pra pozicioni i arkës, shuma që ti e hap çdo ditë. Më pas kësaj i shtohet paraja në dorë që ke marrë gjatë ditës dhe zbritet pjesa e shpenzimeve që duhet të raportohen.
Të gjitha këto qartësojnë mënyrën sesi qarkullon paraja”, – sqaruan përfaqësuesit e kompanisë. Nga ana tjetër, lidhur me një pyetje për rastet kur faturat mund të kenë gabim në shifrën e faturimit, pra nga 100 mijë lekë për shembull të jetë faturuar 1 milion lekë, përfaqësuesit e NEOS sqaruan se kjo nuk është më pjesë e sistemit dhe nga ai nuk do të fshihet asnjëherë asnjë faturë. Rastet e gabimeve të tilla do të trajtohen përmes ankimeve pranë strukturave përkatëse apo kërkesave për anulime.
Biznesi nuk ka pse të mbajë më “male” me letra, do të raportohen oraret e aktivitetit
Teksa u sqaruan elementet që lidhen me pajisjet harduer, përfaqësues të kompanisë zhvilluese të sistemit sqaruan se lehtësia e parë që do të sjellë sistemi, është që biznesit nuk do t’i duhet të arkivojë fatura pafund. Ato do të jenë tashmë online. Tregtari ka pesë ditë kohë të raportojë një faturë dhe sapo ajo i dërgohet AKSHI-t, nuk ka më asnjë detyrim që ta mbajë ato. Flasim këtu për faturat biznes me biznes. Çdo biznes do të raportojë oraret e veta zyrtare të operimit sipas natyrës që ka. Kjo do të thotë që një supermarket duhet të raportojë orarin kur hapet dhe mbyllet. Prerja e një kuponi pas këtij orari raportohet nga sistemi dhe mund të konsiderohen si transaksione me risk. Detajet e plota me specifikimet teknike pritet që të bëhen të njohura në tetor, pasi të kalojë kuadri ligjor dhe të nisë testimi pilot me një pjesë të bizneseve.
Nënshkrimi elektronik, si sigurohet nga AKSHI
Bizneset që do regjistrohen në platformën e re që do të monitorojë faturat dhe sistemin e qarrkullimit do të duhet të pajisjen të gjithë me nënshkrimin elektronik që lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Në faqen e kësaj agjencie mund të gjesh edhe detajet për mënyrën sesi aplikohet për nënshkrim elektronik. Kështu pranimi dhe dorëzimi i dokumentave bëhet çdo ditë nga ora 09:00 më 16:00 pranë zyrave të AKSHI-t.
Paraqitja e dosjes se plotë:
- a) Kërkesë zyrtare drejtuar AKSHI-t; b) Shkarko këtu Formularin e aplikimit;
- c) Fotokopje e Kartës së identitetit (ID Card)
- d) Fotokopje Licence/Fotokopje e NIPT-it
- e) Mandat pagesa (usb token) sipas VKM nr 15 datë 12/01/2018, përkatësisht pika 3 dhe 4, për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike:
-shkarko faturë arkëtimi usb ose faturë arkëtimi për asistencë teknike(Kjo faturë që shkarkohet nga faqja e AKSHI-t ka vlerën 7300 lekë)
– shkarko faturën për arkëtim usb dhe asistencë teknike(Kjo faturë që shkarkohet nga faqja e AKSHI-t ka vlerën 13 700 lekë).
*Shënim: Ky shërbim është i vlefshëm për te gjithë subjektet private që paguajnë tarifën e kostove dhe shërbimeve + usb token sipas VKM-së më lart, pranë AKSHI-it
Rinovimi
Kërkesë zyrtare për rinovimin;
USB token
Përdorimi
Instaloni certifikatën Root CA në kompjuterin tuaj – Shkarko ROOT CA.
Manuali teknik i Përdorimit – Shkarko Manualin
Shfuqizimi i Nënshkrimit Elektronik
Për të shfuqizuar certifikatën me Nënshkrim Elektronik duhet të njoftohet menjëherë AKSHI nëpërmjet email zyrtar [email protected]/Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38