Flash News

KRYESORE

Zbardhet takimi i Metës me Presidentin e PE: Sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës, prioritete që lidhen me negociatat

Zbardhet takimi i Metës me Presidentin e PE: Sundimi i ligjit dhe dialogu

Presidenti Iir Meta priti sot në një takim Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dy ditore.

Në faqen zyrtare, Presidenca ka zbardhur takimin, për të cilin njofton se Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Presidentit Meta, sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfashirës, janë të rëndësishme në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Në këtë kontekst Presidenti mirëpriti takimin e organizuar së fundmi nga Presidenti Sassoli me kryetarët e Parlamenteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet e përbashkëta të shprehura në konkluzionet e këtij takimi të nivelit të lartë.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të fundit