Flash News

KRYESORE

Zbardhet takimi i zyrtarit të DASH me Kryemadhin: Hapja e negociatave, vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme

Zbardhet takimi i zyrtarit të DASH me Kryemadhin: Hapja e negociatave,

Zyrtarit i lartë të DASH David Kostelancik u takua sot me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në vazhdën e takimeve me palët politike në vendin tonë.

Kryemadhi i shprehu Kostelancik vlerësimet për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e falenderoi për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë.

Më tej ajo u ndal te hapja e negociatave për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka nevojë immediate për çeljen e tyre në tetor.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh Kryemadhi lidhur me krizën politike.

 

Të fundit