Flash News

KRYESORE

Zbardhet takimi Rama-Basha në Presidencë, kryeministri ofertë të re opozitës

Zbardhet takimi Rama-Basha në Presidencë, kryeministri ofertë

Gjatë takimit të një dite më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partsë Demokratike Lulzim Basha në Presidencë është bërë një ofertë të re për opozitën.

Sipas ‘Panorama’ oferta që kryeministri ka bërë gjatë takimit ndryshonte nga ajo që iu premtua opozitës nga presidenti i PPE-­së, Joseph Daul, dhe që u negociua një javë më parë nga zëvendësi i PPE-­së, McAllister.

Mësohet se Rama ka deklaruar në takim në prani të Presidentit Nishani se është i gatshëm të ofrojë postin e zv.kryeministrit teknik dhe emërimin e 4 zv.ministrave në postet kyçe ku demokratët kanë shprehur pretendime se mund të ketë përdorim të administratës në zgjedhje. Gjithashtu, Rama ka deklaruar se opozitës do t’i krijohen mundësi për të monitoruar edhe institucionet e drejtorive arsimore, të burgjeve etj. Burimet deklarojnë se pas këtij propozimi, ka reaguar kreu i opozitës, Basha, i cili ka theksuar se oferta e bërë nga Kryeministri Rama për opozitën bien nën nivelin e garancive që demokratëve iu dhanë nga McAllister, pak ditë më parë.

Në reagim të kësaj deklarate, Kryeministri i ka kujtuar Bashës se për aq kohë sa nuk pranon ofertat e maxhorancës, sa vijnë e do të jenë më të ulëta.

Pas këtyre diskutimeve, palët janë ndarë pa një marrëveshje, ndërkohë që kreu i qeverisë është larguar nga Presidenca.

Gjatë takimit nuk është folur për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Pavarësisht dështimit të këtij takimi, Presidenti i Republikës ka garantuar se po vazhdojnë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.

Të fundit