Flash News

KRYESORE

Zbardhet takimi i Ramës me kandidatët e PS: Na duhen 68-75 mandate, LSI nuk donte koalicion

Zbardhet takimi i Ramës me kandidatët e PS: Na duhen 68-75 mandate,

Partia Socialiste ka mundësi të fitojë edhe 75 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në takimin e zgjeruar që ka zhvilluar me kandidatët për deputetë dhe deputetët aktualë të Grupit Parlamentar socialist. Kreu socialist mblodhi në kompleksin turistik “Xibraku” të vetët për t’u sqaruar marrëveshjen e arritur me kreun e opozitës Lulzim Basha, por edhe komentet e dala rreth saj shkruan ‘Panorama’. Për kreun e PS­së, objektivi minimal i socialistëve duhet të jenë 71 mandate, përmes të cilave ata mund të krijojnë qeverinë e re.

Madje, ai ka porositur që të mos merren në fushatë me drejtorët e LSI­së kudo që janë. “Mos u merrni me drejtuesit apo të punësuarit e LSIsë. Shkoni dhe u thoni kryetarëve të organizatave socialiste që nuk donin koalicion me LSI­në, ja ku jemi, po garojmë vetëm. Merrni rezultatin më të mirë që keni marrë ndonjëherë”, mësohet të jetë shprehur Rama.

 

 

Të fundit